Edhe këtë vit moderimi i emisionit “Shiko kush luan” i është besuar Luana Vjollcës, e cila do të jetë edhe autore e programit.

Ky emision ka rezultuar shumë i suksesshëm sezonin e kaluar dhe po të njëjtin sukses premton edhe këtë sezon. Vjet në krah të Luanës kanë qenë Edi Manushi dhe Gent Hazizaj, të cilët ishin kryetarë të skuadrave kundërshtare.

Por Blitz.al ka zbuluar se këtë vit në vend të Manushit dhe Gentit do të jenë Flori Binaj dhe Flori Gjini. Me Flori Binajn jemi familjarizuar tashmë, pasi e kemi parë prej shumë vitesh çdo të dielë në “Portokalli”, ndërsa me Flori Gjinin kemi pasur mundësi të njiheshim më shumë këtë verë në emisionin “Pushime On Top”.

“Shiko kush luan” pritet të fillojë transmetimin në fund të shtatorit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here