Kush po kritikon Tuna?Altuna Sejdiu – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është fjala për trendet në veshje. Eksperimentet nuk kanë munguar nga këngëtarja që shpesh i ka paraprirë edhe yjeve botërore.

Mirëpo, duket se në xhirimet e klipit të fundit, Tuna ka shkuar pak duke nxitur reagime. Videoja e shkëputur nga xhirimet e shfaq këngëtaren, e cila ka të varur rreth krahëve një dhelpër.

Ky fakt i ka irrituar mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, të cilët kanë kërkuar nga këngëtarja të mësojë se kafshët duhet trajtuar me dinjitet dhe jo mizori, shkruan Prive.al.

Si kundër replikë, ishin fansat e shumtë të këngëtares që e kanë mbrojtur atë teksa kjo e fundit nuk e ka komentuar rastin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here