“Përshëndetje miq! Desha të ju njoftoj se jeta ime artistike mbahet peng nga disa individë mashtrues që i përfaqësojnë firmat “Acromax” , “Easycom”, “ArkivaShqip”, “Overnext”.

Njëkohësisht dua t’ua tërheq vëmendjen edhe kolegëve të mi artistë, të kenë kujdes dhe të mos mashtrohen nga Aldor Nini, Arben Hoxha, Anxhela Faber”.

Per shkak te pirateris se ketyre personave nuk po nxjerr videoklipin e ri “Love me” si dhe gjithe aktiviteti im artistik ne rrjetet sociale.Tashme keta persona jane ne ndjekje penale nga prokuroria Shqiptare. Faleminderit

Kështu kishte shkruar këngëtarja Eni Koçi në rrjetin e saj Facebook dhe si duket ajo është shumë e shqetësuar për këtë.

Megjithatë, këngëtarja mund t’i vendosë vetë videot dhe këngët, por si duket pa i numëruar pëlqimet, ku ne sa dimë shumë këngëtarë tashmë kanë nisur edhe të paguhen nga klikimet, falë dhe bashkëpunimeve të artistëve me kompanitë që Eni i kishte përmendur.

Ndërsa Eni është gati ta nxjerrë këngën ‘Love me’, videon që sipas saj e ka vonuar për arsye të këtij pengu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here