Rihanna është një adhuruese e madhe e koleges britanike, Adele. Admirimi i saj shkon aq larg saqë ka thënë se në qoftë se e gjen dikë që nuk i pëlqen këngët e Adeles do të ketë probleme të mëdha.

“Kush nuk do ta donte? I marr shumë personalisht kritikat në llogari të Adele,” tha këngëtarja 24-vjeçare nga Barbadosi.

Rihanna ka pranuar se, megjithatë, e ka të vështirë që të dëgjojë albumin e shumëshpërblyer “21” të Adeles, për shkak të vargjeve emocionale.

“Është e vështirë për mua që të zgjedh këngën e preferuar, sepse flasin për shumëçka. Aq shumë më prekin saqë vij në situatë që duhet të ndalem së dëgjuari ato, sepse më deprimon,” thotë Rihanna.

Ndërsa së fundi këngëtarja e hitit “We Found Love”, ka filluar që të kërkojë shtëpi në Londër, ku do të jetojë në tre muajt e ardhshëm, dhe krejt për shkak të xhirimit të një reality show të modës, i cili do të prodhohet nga rrjeti televiziv “Sky”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here