Kush kujdeset për format e Marines?Bukuroshja e televizionit Top Channel, prezantuesja e emisionit “Procesi Sportiv”, Marina Vjollca shfaqet gjithnjë në formë, por si të gjithë edhe ajo e ka një sekret.

Ju themi se përpos gjeneve që trashëgon, sporti është sekreti, por ama kur leksionet sportive i merr nga një profesionist, rezultatet janë të padiskutueshme.

Ajo shfaqet gjatë ditës së sotme teksa realizon seancat e saj të fitnesit krah atletes së njohur Klodiana Shala në palestrën e kësaj të fundit.

Te kjo paleshër, ata kanë vendosur që në fund të seancës stërvitore të shkrepin edhe një fotografi, ndoshta për të treguar rezultatet.

Klodiana Shala bën trajneren personale të Vjollcës duke i dhënë asaj leksionet e duhura për të mbajtur trupin në formë, ç’ka zbulon kështu dhe arsyet përse ajo rrezaton gjithnjë elegancë./Noa/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here