Kush ia shkatërroi jetën Meryl Streep?Aktorja hollivudiane Meryl Streep mund të mos iu japë përshtypjen e një femre që ka abuzuar me alkoolin apo cigaren, por në fakt e vërteta është ndryshe, pasi ajo ka fajësuar të shkuarën e saj të “errët”, ku si pasojë nuk mundi të bëhej një soprano.

“Më shumë kam dashur të bëhesha një këngëtare pasi kur isha e re, fillova të studioja për opera, por e lash shumë shpejt”, është shprehur Meryl, e cila ka studiuar për 4 vite rresht për opera kur ishte adoleshente.

“E shkatërrova zërin tim, duke u treguar shumë e papërmbajtur me cigaren dhe alkoolin”.66-vjeçarja ka treguar gjithashtu se është rritur pa disipline dhe se dëshironte të provonte çdo gjë kur ishte e re, qoftë edhe e keqe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here