Kush ia dhuroi Olta Bokës unazën e diamantit? Olta Boka, një nga artistet që shumë rrallë flet për jetën e saj personale, së fundmi ka bërë një postim në llogarinë e saj të Instagramit, duke treguar një moment të rëndësishëm në jetën e saj.

Në fotografinë e publikuar shihet një unazë diamanti që i është bërë dhuratë nga prindërit e saj për përfundimin e studimeve të saj.

“Dhurata më e shtrenjtë që kam marrë prej prindërve të mi ka qëne përherë dashuria e tyre. Në një periudhë shumë të rëndësishme të përfundimit të studimeve të mija, ata zgjodhën që këtë moment të ma shënojnë me këtë unazë!

Kush ia dhuroi Olta Bokës unazën e diamantit?
Përtej vlerës së saj ajo mbart kënaqësinë dhe krenarinë e tyre për mua! Sa do të doja që nesër të isha me fëmijët e mi të paktën sa gjysma e tyre me mua! Do jem githmonë në kërkim të shpërblimit për ta! Për gjithë jetën time!”, shkruan bashkangjitur fotografisë së postuar këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here