Kishte ca media që raportuan se Ciljeta nuk ishte prezent në mitingun për liberalizimin e vizave.
Ne të Bluetooth dimë të themi vetëm të vërtetën: jo vetëm Çili nuk mungonte, por përderisa nuk e drejtonte ajo festën si politikane e re, dhe për të rënë në sy, ishte veshur e gjitha me të bardha, një kostum në fakt që shndriste.
Por ne, në numrin e kaluar të Bluetooth ju treguam se Çili, pas ndarjes me Romeon, ka një djalë të ri. Në këtë foto nuk na shpëtoi dot Çili, duke e parë ngultas prefektin, madje sikurse mund ta vëreni nga foto, po e sheh nga koka te këmbët.

Epo fundja, prefekti është djal i pashëm, edhe çun i ri, pse të mos shofin njëri tjetrin? Duhet ta shohim këtë çështje edhe në vijim për të qenë më të saktë për të gjitha miqësitë e reja në PD. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here