Lista e yjeve të veshura më së miri për këtë javë, është e gjitha në lidhje me modelin e duhur për format e veçanta trupore.

Të famshmet që kanë kryesuar listën, janë femra të vetëdijshme për format e tyre dhe dinë se si të theksojnë tiparet e tyre më të mira.

Sipas mediave amerikane, listës javore i prinë Kim Kardashian, e cila u shfaq e hijshme dhe e thjeshtë, me një fustan të zi, pasuar nga Oprah Winfrey, që befasoi me një fustan me ngjyrë te gjelbër smeraldi, që tregonte belin e saj.

Këngëtarja e re Taylor Swift, u rendit në listën veshjeve të qëlluara, pasi mjeshtërisht i kishte shtuar lakesa figurës se saj të dobët me një fustan në formë tulipani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here