Kim Kardashian ka dal me motrat dhe nënën e saj për pazar. Gratë kanë marrë me vete edhe vogëlushin Mason, birin e Kourtney Kardashian.

Kim, duke dashur të tregonte se sa shumë e donte nipin e saj para fotografëve, ajo e puthi atë derisa ai ishte në krahët e gjyshes së saj. Dihet që Kim dëshiron edhe vetë të ketë fëmijë.

Kohët e fundit, në shfaqjen e saj duke qarë ajo tha se kishte menduar që tashmë do ta kishte një fëmijë dhe do të ishte në një martesë të qëndrueshme, por që dëshira e saj, megjithatë, nuk u realizua.

Duket se Kim do të duhet të presë edhe për disa kohë. Por deri atëherë ajo mund të kënaqet me nipin e saj.

Kim Kadashian u martua në korrik të vitit të kaluar me basketbollistin e NBA-së, Chris Humphries por, vetëm pas 72 ditë martese, çifti i kurorëzuar u ndanë shkaku i mosmarrëveshjeve në mes tyre, por që pohimet e tyre mediet i cilësuan si të pavërteta, duke thënë se kjo martesë ishte bërë me qëllim të përfitimeve të parave të majme nga shitja e fotografive të martesës glamuroze..

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here