aurela dhe irmaEdhe Aurela Gaçe ka një idhull prej të cilit është frymëzuar për të ndjekur karrierën e saj muzikore. Idhulli i saj është nga Shqipëria dhe quhet Irma Libohova. Ajo ka postuar një foto ku shfaqen të dyja këngëtaret duke performuar në skenë, me të njëjtat gjeste.

“Ju kam thënë që kam qenë e “çmendur ” pas të gjitha këngëve që këndonte Irma Libohova? Që kam dashur t’i ngjaja kur isha 14-15-16 vjeçe? Që mezi prisja të dilte në çdo festival e unë të nesërmen patjetër e kisha mësuar përmendësh këngën e saj…

Ju kam thënë që edhe flokët arrita t’i prisja si ajo, ” kaperlon ” dhe në çdo konkurs që bëhej me shkollat, unë këndoja vetëm këngët e saj dhe që një herë, dikush nga salla bërtiti “Irmë e vogël”? E për mua ishte çmim më i madh se një certifikatë ku thuhej se kisha fituar …

Dhe rastisa sot në një foto si kjo, ku kjo artiste me a të madhe është duke performuar “live”. E papritur kuptova se tek Irma, mesa duket që e vogël, kam parë veten time. Jam e lumtur që e vogël kam dashur një artiste të tillë që edhe sot sfidon kohën duke kënduar “live” pa iu dridhur qerpiku”, shkruan Aurela Gaçe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here