Magazina “Men’s Health” ka përpiluar listën e njëqind grave më seksi të të gjitha kohërave. Përzgjedhja është mjaft interesante, ku në mesin e dhjetë më të vlerësuarave janë vendosur rivalet e famshme Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie.

Edhe pse është simpatike dhe shumë e bukur, duket paksa qesharake përzgjedhja e Jennifer Aniston, si gruaja më seksi e të të gjitha kohërave, por “Men’s Health” mendon ndryshe.

Në vendin e dytë radhitet kolegia e saj, Raquel Welch, ndërsa Marilyn Monroe u rendit në vendin e tretë. Në vendin e katërt u gjend këngëtarja, Britney Spears, e pasuar në vendin e pestë nga Madonna. Legjendarja Ursula Andress e ka merituar vendin e gjashtë në këtë listë, dhe ndiqet nga Bettie Page. Pamela Anderson është e teta dhe Jane Fonda e nënta. Dhjetësha e parë përfundon me Angelina Jolien.

Top 10 e femrave më hot nga “Mens Health”

1. Jennifer Aniston
2. Raquel Welch
3. Marilyn Monroe
4. Britney Spears
5. Madonna
6. Ursula Andress
7. Bettie Page
8. Pamela Anderson
9. Jane Fonda
10. Angelina Jolie

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here