Christina Aguilera mendon se Cee Lo Green do të ishte një dashnor i mirë, sepse ai është “i çuditshëm dhe krijues.”

Këta dy kolegë gjykojnë bashkë në talent show amerikan “The Voice”, së bashku me Blake Shelton dhe Adam Levine. Aguilera shpjegoi për “Access Hollywood” marrëdhënien e saj me djemtë, duke thënë se i ka si vëllezër.

Problemi u ngrit në kohën kur u pyet se kush do të ishte djaloshi apo dashnori më i mirë.

“Dashnori më i mirë mund të ishte Cee Lo. Gjithmonë është paksa i çuditshëm, pak edhe krijues”, u tha gazetarëve.

Christina ka goditur titujt gjatë disa muajve të fundit për shkak të figurës së saj. Ajo nuk ka probleme me ndryshimin e peshës, por më qesharake i duket se si njerëzit janë të obsesionuar dhe flasin më shumë për gjoksin e saj se sa për peshën që e ka fituar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here