Kush e bëri Memli Krasniqin politikan, ministër?Memli Krasniqi ishte reper i njohur, që la gjurmë të pa shlyeshme në rep skenën shqiptare, shkruan “Kosovarja”.

Shumë njerëz i ka habitur kalimi i Memlit nga muzika në politikë. Ama, ky kalim nuk ishte spontan, pasi Memli ka investuar në shkollim të lartë për të qenë ky që është.

Ai ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore “Hasan Prishtina” dhe atë të mesëm në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Mitrovicë. Ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE), shkruan “Kosovarja”.
Ish reperi më i njohur në vend, aktualisht mban postin e Ministrit të bujqësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here