Organizatoret “Dancing with the Stars Albania” janë duke u përgatitur për edicionin e tretë të këtij spektakli që pritet të fillojë së shpejti.

Ngjashëm me herët e kaluara, edhe për këtë edicion ofertat ndaj personaliteteve publike tashmë janë bërë, ndërsa janë zbuluar disa nga pretendentët për të cilët thuhet se mund të jenë në këtë garë vallëzimi.

Mediat shqiptare raportojnë se në Kosove oferta ka shkuar në adresë të këngëtarëve Nora Istrefi dhe Ermal Fejzullahu, dhe aktores Yllka Gashi.

Nga Maqedonia janë ftuar aktori Blerim Destani dhe këngëtarët Adrian Gaxha, Big Mama dhe Adelina Tahiri.

Sa i përket Shqipërisë, flitet se këngëtarja Bleona Qereti ka marrë ofertë për të qenë pjesë e spektaklit, mirëpo ende nuk është konfirmuar asgjë. Ndërsa nuk dihen emrat e tjerë.

Në dy edicionet e parë të “Dancing with the Stars” kanë triumfuar Oni Pustina (edicioni i parë) dhe Enver Petrovci (edicioni i dytë).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here