Edona Llalloshi është fejuar pas katër vite divorc që kishte përjetuar  nga martesa e parë, ndërsa detaje të tjera nuk publikuam.

Gjatë kësaj jave kemi mësuar se i përzgjedhuri i saj është Gazmend Fejzullahu, një biznesmen nga qyteti i Pejës, me të cilin këngëtarja ka filluar lidhjen e re duke e zyrtarizuar atë dhe me fejesë më datë 18 shtator siç thekson i fejuari i këngëtares. “E kam njohur Edonën përmes shoqërisë, kemi kaluar një vit së bashku e tash, pasi është shtatzënë, kemi vendosur të fejohemi e të martohemi”, tregon ai.

I PËRZGJEDHURI, BIZNESMEN NGA PEJA
Gazmend Fejzullahu quhet i fejuari i këngëtares Edona Llalloshi, me të cilin ka disa muaj që ka filluar lidhjen edhe pse njihen shumë më herët. Gazmendi,  34-vjeçar nga qyteti i Pejës, është biznesmen, ndërsa veprimtarinë e realizon po në këtë qytet.

FEJESA MË 18 SHTATOR
Ka kohë që jeta private e këngëtares nuk ka qenë pjesë e mediave të shkruara që nga divorci i lidhjes së parë. Ndërkohë, kureshtja e madhe e fansave po shuhet këto ditë kur dhe po zbulohen detaje të reja nga privatësia e Edonës që dhe vetë në fakt ka dashur t’i bëjë publike.

Siç tregon Gazmendi, fejesa është realizuar më 18 shtator, ndërsa ka zgjedhur pikërisht ditën kur është martuar vajza e Sinan Vllasaliut, derisa në ceremoni kanë qenë të pranishëm shumë fytyra publike nga të gjitha sferat kur Edona ka prezentuar të fejuarin e saj të ri, Gazmendin, e shoqëruar gjithashtu edhe nga nëna dhe motrat e saj.

SHTATZANIA e DETYRON TË ZBULOJë LIDHJEN E RE

Nga ajo që po shihet, tash e sa vite Edona qëndron fuqishëm në skenën muzikore, por nga fotot të cilat i ka prezantuar së fundi, bashkë me fotot e ceremonisë që treguam më lart, këngëtarja shihet shumë e rinuar. Si duket, për 31-vjeçaren po fryn një erë e re, pasi lumturia rikthehet në jetën e saj.

Para tre muajve, Edona ka publikuar një video të re të titulluar “Romanca” e cila siç thuhet përshkruan lidhjen e re të cilën e kishte filluar para një viti. Këto ditë ajo po shijon jetën më së miri pasi së shpejti pritet që të bëhet nënë nga lidhja me biznesmenin pejan. “Datën e martesës nuk e kemi vendosur akoma po së shpejti besoj, sepse po e presim të vijë në jetë bebushja”, thekson për fund Gazmend Fejzullahu, i fejuari i këngëtares Edona Llalloshi.

3 KOMENTET

  1. Se pari emrin e ka Rexhep e jo Gazmend,se dyti nuk i ka 34 vjet por 40 a me shumë dhe se treti nuk eshte ndonje biznismen ose nuk i njihet veprimtaria e tij

  2. ju uroj lumturi ne jet dhe ju uroj qe femija juaj te jet me shum fat dhe lumturi ne jet

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here