Kur Enis Ujkani “komplekson” George ClooneynNëse i bie në sy George Clooneyt kjo reklamë, sigurisht se më në fund, pas shumë vitesh karrierë, do ta kuptojë se nuk është kërkah me aktrimin, raporton Magazina.al.

Askush deri tash nuk doli ta sfidojë aktorin e Hollywoodit, por ja më në fund u shfaq Enis Ujkani nga Kosova duke i dhënë goditje profesionale, fituesit të cmimit Oscar. Dhe zgjodhi reklamen e një kafeje, njejt sikur dikur reklamonte edhe Clooney, për t’i treguar se si duhet realizuar në mënyrën me profesionale atë.

Nejse, Enisi duhet ta ndaj suksesin në këtë reklamë, edhe me vajzën e cila ka merita të vecanta pse kjo video doli kaq “mirë”, shkrun Magazina.al.
Mbase ne si medium kosovar, mund të jemi subjektiv në këtë vlerësim, për shkak te afërsisë me Enisin, por shikojeni videon dhe bëjeni dallimin.
Nëse keni vështirësi ta dini se cili është Enisi, e cili Clooney fokusoni tek gjuha. Showmeni kosovar flet shqip. Vetëm këtu është dallimi!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here