Aktorja Mila Kunis definitivisht ka hedhur poshtë spekulimet se ajo është në lidhje me aktorin Ashton Kutcher.

Pasi ishte ndarë nga bashkëshortja Demi Moore, Kutcher është lidhur me Rihannën dhe me bukuroshen tjetër Kunis, e cila ka mohuar kategorikisht se ka diçka me aktorin e njohur.

“Është absurde. Shikoni, kurrë nuk kam komentuar mbi jetën time private, e as që do të flas ndonjëherë, ai është thjesht mik i imi. Një mik është një mik”, ka thënë Kunis.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here