Kujt i thotë Flori “Ku Gabum”Për më pak se një orë pasi ka publikuar këngën “Ku GABUM”, këngëtari Flori Mumajesi ka marrë më shumë se 5000 mijë klikime.

Këngën më të re të tij Flori Mumajesi ka vendosur ta publikojë pikërisht sot, ditën e të dashuruarve.

Këtë këngë Flori e ka publikuar në Youtube vetëm me tekst pa videoklip.

“Pa video, e lë në imagjinatën tuaj, te atyre qe kane dashur, duan dhe te atyre qe nuk do te duan kurrë… KU GABUM??” ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Madje Flori ka ndërruar edhe fotografinë e tij të kopertinës në Facebook. Më një fotografi ku shkruar edhe emri i këngës që ka publikuar sot.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here