6Prej ditësh ka fituar vëmendjen e shumë njerëzve një faqe e re në Facebook e cila i fton qytetarët që të denoncojnë çdo tradhti të mundshme, pasi bashkë me dedektivë privatë do bëhet e mundur zbulimi i çdo prapaskene.

Ndërkohë që mendohej se ky afishim në Facebook është thjesht një “lojë” fëmijësh, në fakt kjo agjenci shkon përtej. Sot ajo ka prezantuar dedektiven e parë private në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Shkëndije Lilin, bionden simpatike e cila do të zbulojë çdo tradhti bashkëshortore. Por çfarë mendon Lili në lidhje me këtë rast?

“Jam e nderuar qe titullin Detektiv Privat e mora nga njerëz të nderuar si Av Ndue Pjetra Oreta Saliaj dhe Prokuror Eugen Beci”/

Përveç zbulimit të tradhtisë, kjo agjenci në bazë të asaj çfarë ka afishuar, kryen edhe shërbime të tjera si:

“Montim GPS

Zbulim Identiteti

Persona te humbur

Kontroll per pergjuesa

Parandalim i humbjeve

Zbulim i falsifikimit (te markave & patentave mbi produktet industriale )

Vezhgim / kunder vezhgim

Hetim mbi personalitetinapo te shkuaren e personave

Mashtrime mbi pronat / te ndryshme

Hetim mbi aksidentet automobilistike

Zbulim i pabesueshmerise se ortakut

Mashtrimin me siguracionin e makinave

Vjedhje ne ambjentet e biznesit & magazinave”

Ajo çfarë duhet thënë është se funksionimi i një agjencie të tillë që del hapur edhe me emra konkretë, ndërsa nuk nuk ka asgjë zyrtare është i paligjshëm. Pritet ta zbulojmë në ditët në vazhdim se me çfarë kemi të bëjmë realisht./ Jeta osh qef/ 7 8 9

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here