Ku mbeti Rifadije Greiçevci ?! Ajo njihej me këngët e saj ndërkaq ka kohë që më nuk ka lansuar ndonjë projekt të ri, shkruan revista Kosovarja.

Rifadije Greiçevci është këngëtarja e cila me baladat e saj, e që vlen të ceket se disa nga ato janë në bashkëpunim me bashkëshortin Edin, ka marrë zemrat e shumë të rinjve.

Por, ajo ka kënduar edhe këngë me çifteli, ku ndër to është kënga Bec Sinani. Ajo tashmë angazhohet vetëm nëpër dasma dhe ahengje familjare, ndërkaq mund të thuhet që vërtetë i mungon tregut me projekte të reja.
Në fotografitë që janë marrë nga arkivi i Kosovares, Rifadija shihet me një bukuri dhe stil të veçantë, që vërtetë është për t’u komplimentuar. /Kosovarja/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here