Keni pyetur këto kohë se ku mbeti bukuroshja e “Big Brother Albania 2”, Adelajda Xhamani? Ja përgjigja ka pak kohë që ajo ia ka nisur të punojë si gazetarë në pjesën VIP për “Bluetooth” në Tiranë.

Ajo po e ushtron këtë profesion, duke bërë intervista me artistë dhe persona që janë më “in” në show-bizin shqiptar.

Disa nga intervistat e bera nga Adelajda gjenden dhe ne faqen www.vipat.info Por vajza e cila ra në sy për simpatinë e saj dhe sikur mediat televizve në kohën kur ajo ishte pjesë e reality-show u shtynin se kush do ta merrte, si duket ka mbetur jo shumë e kënaqur me ftesat nga televizionet e mëdha në Tiranë.

Ajo tashmë bën rolin e një gazetareje e cila do të shkruaj vetëm për të tjerët, e askush më për të sic ishte dikur koha e artë e saj, ku mediat donin të dinin cdo hap të saj dhe të Bjordit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here