Po vjen edhe festa e Kurban-Bajramit dhe natyrisht të gjithë e presin këtë, meqë festohet shumë edhe në vendin tonë. Po artistët, a do ta festojnë?

Po ku do të jenë ata në këtë festë? Si duket, kryeqyteti ynë Prishtina, restorantet dhe ambientet festive do të presin artistë të njohur.

Sipas disa informacioneve, Prishtina tashmë është bërë gati për këtë festë. Këngëtarja e njohur Eli Fara do të jetë këtu për të kënduar, gjithashtu edhe grupi i njohur Elita 5 dhe grupi i hitit “Rina Rina”, Nrg Band. Ndërsa këngëtarja Rovena Stefa, së bashku me Irvën, motrën e saj, do të udhëtojnë për në Vjenë.

Ato janë të ftuara atje për të kënduar me rastin e kësaj feste. Ermal Fejzullahu do të jetë në Prishtinë, ndërsa edhe këngëtarja seksi, Gjyste Vulaj, natën e dytë të festës do të këndojë po në kryeqytetin tonë. Si gjithmonë, artistët nuk do të bëjnë festë, por do të krijojnë atmosferë festive për të tjerët./ M. GJ/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here