Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ndjekur nga afër aktivitetet e organizuara në ngjarjen kulturore “Tirana Art Days”.

Ai ka marrë pjesë në shfaqjen e premierës botërore të dokumentarit të Eliza Dushkut “Dear Albania”, si dhe ka vizituar ekspozitën e fotografit shqiptar më famë botërore, Fadil Berisha.

Fotografi i njohur solli për publikun shqiptar një ekspozitë me fotografi të personazheve të shquara shqiptarë si Eliza Dushku, Blerim Destani, Anxhela Martini, Elsa Lila etj.

Kreu i qeverisë shqipëtare përgëzoi artistin për punën e bërë, dhe vlerësoi se “kjo është një ekspozitë unike në llojin e saj nga çdo ekspozitë tjetër që kam parë deri më sot”.
I fokusuar tek fotoja e Anxhela Martinit me flamur shqiptar, Berisha tha ‘”më pëlqen veçanërisht kjo”, transmetojnë mediat shqiptare.

“Rraca shqiptare është padiskutim e bukur, por Fadil Berisha u ka vënë dorë duke ua shtuar dhe më tepër bukurinë” , ka thënë kryeministri, duke cilësuar vajzat e bukura në foto si zanat shqiptare që kanë pushtuar Holivudin dhe duke shtuar se ndjehet krenar me to.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here