Diane KrugerYlli i Hollywoodit, Diane Kruger, i ka kërkuar ‘me ngulm’ regjisorit Quentin Tarantino t’i japë asaj një rol në filmin “Inglourious Basterds”.

Aktorja gjermane ishte e etur të luajë në projektin e fundit të regjisorit legjendar, “Inglourious Basterds”, por e ka ditur se nuk ka qenë zgjidhja e parë, andaj ka marrë masa ekstreme për të siguruar rolin.

“Kam luftuar për pjesën time. Kam trokitur në dyer. Nuk ka qenë në plan të jem në këtë film, Quentin në fakt ka pasur dikë tjetër në mendje, dhe për ndonjë arsye nuk funksionoi dhe pastaj unë fitova rolin”, ka thënë aktorja.

“Në fakt duhej të fluturoja nga New Yorku në Berlin për të siguruar këtë pjesë”, ka shtuar aktorja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here