Kriza e “Eurosongut” vazhdonKënga e Eurovizionit,  do të mbahet prej 25-29 maj 2010, ka hequr dorë edhe Mali i Zi, kurse para disa muajve janë tërhequr edhe Çekia e Hungaria.

Ndonëse përflitet se edhe disa vende planifikojnë të tërhiqen nga kjo garë, Svante Stokselius, supervizori i “Këngës së Eurovizionit” pohon se nuk bëhet fjalë për krizë dhe se këto gjëra janë normale dhe ndodhin secilin vit.

Në garën e sivjetme në Moskë kanë marrë pjesë 42 vende, kurse sipas gjendjes momentale në Osllo ky numër do të jetë më i vigël.

Pos tri vendeve të lartpërmendura, përflitet se nga “Eurosongu” do të tërhiqet edhe Andorra, e cila ka probleme në grumbullimin e 140 mijë eurove, sas janë shpenzimet e tyre për këtë festival.

Është pothuaj e sigurt se tërheqjen, përkatësisht mospjesëmarrjen në këtë garë së shpejti do ta publikojë edhe Lituania apo Letonia, ose në rastin më të keq që të dy këto vende.

Por, në anën tjetër flitet se pjesëmarrës i ri në “Eurosong” do të jetë Lihtenshtajni, ndërsa Unioni radiodifuziv EBU është duke zhvilluar negociata edhe me Austrinë, Italinë e Luksemburgun për rikthimin e tyre në këtë garë.

Megjithatë, pavarësisht nga deklaratat optimiste të udhëheqësve të EBU, është fakt se “Kënga e Evrovizionit” nga viti në vit po kalon nëpër probleme të shumta – nga votimi për hatër të komshiut, mospajtimet politike e deri te kriza aktuale ekonomike. Problem është edhe shikueshmëria gjithnjë e më e vogël e transmetimeve të garës.

Për ilustrim të kësaj vlen të përmendet edhe fakti se në një anketë të paradokohshme të TV RTL 4, madje 86 për qind e të anketuarve kanë theksuar se do të përkrahnin tërheqjen e Holandës nga “Eurosongu”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here