Tom Wilkinson ka kritikuar Scarlett Johansson se po e shpërdoron talentin e saj duke bërë publicitet.

Aktori veteran britanik, i cili ka punuar me aktoren në filmin ‘The Girl with a Pearl Earring’, deklaroi: “Johansson po fiton shumë para nga reklamat, por nuk besoj se aktorët duhet të merren me gjëra të tilla.”

“Unë kam kohë që nuk e takoj atë vajzë, por e njoh shumë mirë sepse kam punuar me të dhe dua t’i them që ta mbyllë me reklamet për kozmetiket. Është një aktore shumë e mirë për tu marrë me këto gjëra”, shtoi 64-vjeçari për ‘BANG Showbiz’.

Siç shkruan TCH, britaniku theksoi se impenjimet e saj me firmat nuk po e lënë të zgjedhë rolet e duhura “Ajo ka talent, por nuk po zgjedh role që këtë talent ta nxjerrin në pah.”

27-vjeçarja është imazhi i shampanjës Moet dhe firmës Dolce & Gabbana.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here