“W.E.”, filmi më i fundit i superyllit të muzikës pop, Madonna, është bombarduar nga kritikët, të cilët e kanë quajtur atë jashtëzakonisht të keq dhe josubstancial.

Krijuesja e hitit “Like A Virgin”, e cila në të kaluarën e ka provuar veten si aktore, doli prapa kamerës për ta bërë rolin e regjisores për dramën mbretërore, e cila flet për lidhjen skandaloze mes mbretit britanik Edward VIII dhe amerikanes Wallis Simpson, që çoi deri te largimi i mbretit nga froni në vitin 1936 kur afera u bë publike.

“W.E.” pati premierën të enjten në Festivalin e filmit në Venecia, ndërsa kritikat e para për filmin janë negative.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here