Kritikët e filmit, të cilët tashmë kanë pasur mundësi që ta shohin vazhdimin e ri të aventurës së James Bond, “Skyfall”, ishin unanim në vlerësimin e tyre se agjenti 007 po kthehet triumfalisht në lavdinë e dikurshme.

“Tifozët besnik të James Bondit me siguri që me kënaqësi të madhe do ta përqafojnë vazhdimin e ri që është plot me humor të mprehtë, por edhe shumë emocionues”, thotë një nga kritikët, ndërsa shumë ekspertë pajtohen se “Skyfall”, patjetër do të jetë në krye të top 5 filmave nga 23 sa janë realizuar për Bondin.

Regjisori Sam Mendes gjithashtu ka marrë komente pozitive, ndërsa përshtypjet e kritikëve thonë se këtë herë edhe kamera është e jashtëzakonshme. Kritikët e revistës për filma “Playlist”, fotografinë e krahasojnë madje me atë që mund të shihet tek filmi i Nolanit, “Batman” si dhe në filmat “Revolutionary Road” dhe “No Country For Old Men”.

Premiera britanike e “Skyfall” është planifikuar për 23 tetor dhe përkrah komenteve të tilla pozitive, ky filmi mund të supozojmë se ka siguruar edhe më shumë vizitor që do t’ia mësyjnë kinemave për ta shikuar filmin ku agjentin e famshëm do ta mishërojë aktori 44-vjeçar Daniel Craig.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here