Kristina Bakiu përfaqësonë Shqipërinë në Miss WorldDy muaj më parë, Shqipëria zgjodhi përfaqësueset e saj për dy kompeticione të rëndësishme bukurie, siç është ai i “Miss Universe” dhe “Miss World”.

Por teksa, bukuroshja Megi Luka po bëhet gati të na përfaqësojë në garën e më të bukurës së universit, Daniela Pajaziti e zgjedhur si “Miss World Albania”, nuk do të marrë pjesë në kompeticionin e bukurisë.

Në vend të saj, Shqipërinë do ta përfaqësojë bukuroshja Kristina Bakiu, e cila e ka mbajtur edhe më herët ka mbajtur kurorën e më të bukurës shqiptare.

Kristina Bakiu përfaqësonë Shqipërinë në Miss World

Se çfarë ka ndodhur mes Danielës dhe zotërueses së patentës së “Miss World” në Shqipëri, kjo mbetet për t’u zbuluar në vijim, por është fakt që Pajaziti nuk do ta përfaqësojë Shqipërinë në këtë event, sepse në Kinë tashmë ndodhet Kristina, të cilës i urojmë sa më shumë fat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here