Ka më shumë se pesë vjet që ka filluar të merret me modelim.

Hapat e parë të tij kanë qenë në agjencinë “Bora” në Gjakovë, ndërsa më pas ka marr ftesa për të reklamuar për agjenci dhe reklama të ndryshme në Kosovë.

Interesimi për djaloshin 22-vjeçar ishte edhe në Shqipëri, ku ai ka reklamuar disa herë për Institutin e modës “SIPAM” në Tiranë. Dëshira e madhe dhe pasioni për këtë, Kristian Berishën e bëjnë që mos të ndalet në rrugën që e ka nisur. Ai është duke sfiduar veten edhe në spektaklin “Unë jam top model”.

Ka arritur deri në gjysmë finale, por ambiciet e tij janë të hyjë në finale dhe të jetë krye të këtij spektakli. “Vet fakti se kam marr pjesë në këtë emision, jam optimist për të qenë finalist. Ambiciet e mia në këtë spektakël janë të gjendëm në maje të këtij spektakli”, shprehet Berisha duke falënderuar anëtarët e jurisë për fjalët e mira që ia kanë dhënë gjatë paraqitjeve të tija në televizion.

“Kam marr lëvdata të shumta të cilat më kanë dhënë edhe më shumë kurajë që të punoj dhe të angazhohem rreth këtij pasioni”, thotë ai për të shtuar se sa herë që del në skenë i duket që e “pushton” skenën. “Kam shumë besim në vetvete dhe sa herë që dal për të sfiluar e zotëroj skenën çka më bën edhe të ndihem mirë”, shprehet ai.
Edhe pse nuk e di edhe sa vjet do të merret me modelim, sipas Kristianit, fusha e modës do të mbetet vetëm hobi, ndërsa primare për të do të jenë studimet.

“Jam student i vitit të tretë në Fakultetin e Edukimit – dega Teknologji – Informatik. Për mua studimet janë parësore kurse pjesëmarrjen në spektakle të bukurisë e bëj vetëm nga qejfi dhe dëshira që e kam”, tregon ai.

Modelimi në Kosovë i paperspektivë

Ndonëse në Kosovë modelimi ende nuk gjen mbështetje për të u shndërruar në profesion, kjo nuk i pengon që shumë të rinj dita ditës vazhdojnë të merren më konkurse të bukurisë apo sfilita të modës duke u munduar që sa më mirë të shfaqin bukurinë e tyre. Edhe Kristiani thotë se modelimi në Kosovë ende nuk ka perspektivë.

“Nga aspekti financiar më shumë kam shpenzuar se sa fituar, për shkak se modelët në Kosovë nuk paguhen aq sa e meritojnë. Për këto vite të karrierës sime si model, kam fituar popullaritet, njerëzit më njohin më shumë dhe shpresoj se kjo të jetë një avantazh për të më hapur shtigje të reja për një jetë më të mirë në të ardhmen”, thekson modeli gjakovar.

Kristian Berisha shprehet se për të mbajtur trupin e tij në formë, rregullisht bën fitnes, ndërkaq si djalë i ri që është ai nuk e lë anash as jetën e natës të cilën e preferon si gjithë bashkëmoshatarët e tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here