Kantautori 38-vjeçar, Kristi Popa, i ka dhënë fund beqarisë, ndërsa ka vendosur të lidhë martesë në fshehtësi të plotë me të dashurën e tij 17 vite më të re, studente në degën e Kantos pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë.

Kompozitori i njohur vendos të martohet me vajzën brune, Mimoza Doci, pas një viti fejesë. Kristi gjithmonë ka preferuar ta mbajë jetën private larg syve të medias, por një unazë në gishtin e tij ra në sy gjatë periudhës që jepte gjykimet e tij profesionale në panelin e “Star Academy”, në “Tv Klan”, vitin e kaluar.

 

Si në rastin e martesës, ai kishte vendosur të lidhte fejesë me të dashurën e tij në fshehtësi të plotë.

Ai u njoh me vajzën tri vite më parë, por ndryshe nga çfarë mund të jetë imagjinuar, nuk bëhet fjalë për një njohje mes një nxënëseje dhe profesorit të saj në Liceun Artistik, ku Kristi jep mësim muzike. Thuhet se janë njohur në ambiente të tjera jashtë shkollës. Një vit më parë, me shkëmbimin e unazave u fol në media për një martesë të shpejtë të Popës, ndërkohë që nuk u përmend ndonjë datë e saktë.

Ai ka vendosur ta celebrojë lidhjen në shtatorin e këtij viti, ndërkohë gjithçka e ka bërë larg vëmendjes së publikut. Ata u shfaqën për herë të parë në publik si çift në vjeshtën e vitit 2008, ndërsa Kristi kishte marrë si partnere të dashurën e tij të re në shfaqjen e premierës së filmit “Shenjtorja”, në kinema “Millenium” në Tiranë.

Ai ishte autori i kolonës zanore të këtij filmi, ndërkohë që kjo ishte nga daljet e tij të para në media pas dy vitesh që kishte vendosur të mos shfaqej, duke u marrë vetëm me krijimet e tij në studio. Në atë kohë, ai nuk përmendi emra përveçse pohoi se, për sa i përkiste jetës personale, ishte duke jetuar dashurinë e vërtetë.

Pas një periudhe të gjatë që Kristi ishte shkëputur nga jeta artistike, Kristi u kthye në ekran në gusht të vitit 2008, si profesori dhe anëtari i jurisë në “Star Academy”. Ndërkohë që kohët e fundit ai po merret me krijime të reja për disa këngëtarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here