Kristen Stewart dhe filmi “Twilight Saga” kanë qenë fituesit e mëdhenj të ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards”. Aktorja 20-vjeçare mposhti rivalet si Julia Roberts, Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie për të fituar çmimin Aktorja Favorite e Filmave.

“Faleminderit, kurrë nuk kam qenë më herët në People’s Choice Awards”, ka thënë Kristen në ngjarjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Nokia Theatre të Los Angelesit.

Edhe realizimi i fundit “Twilight Saga: Eclipse”, ku Kristen luan rolin e Bella Swan, ka marrë tre çmime, përfshirë edhe Filmin Favorit. Duke lënë prapa filmat “The Social Network” dhe “Inception” për të marrë edhe çmimin Filmi Favorit i zhanrit Dramë dhe Ekipi Favorit i Ekranit.

Në anën tjetër, në kategorinë e aktorëve, Johnny Depp edhe njëherë ka dalë të jetë fitues. Aktori i filmave “Pirates of the Caribbean” doli para aktorit të filmave “Twilight”, Robert Pattinson, për të fituar çmimin Aktori Favorit i Filmave për këtë vit. Vitin e kaluar Depp kishte triumfuar për çmimin Aktori Favorit i Filmave i Dekadës.

Pattinson po ashtu humbi edhe një mundësi tjetër, për t’u zgjedhur Mashkulli Favorit Nën 25, që shkoi në duart e Zac Efron. Nga fituesit tjerë ishin edhe Taylor Swift, e cila fitoi shpërblimin Artistja Favorite e muzikës Coutnry dhe motrat Kardashians, të cilët fituan çmimin Kënaqësia Favorite Televizive.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here