Aktorja amerikane, Kristen Stewart, në intervistën e parë pas tradhtisë që i bëri të dashurit Robert Pattinson, ka pranuar se nuk di si të sillet në publik.

Ylli i filmave “Twillight”, e cila pranoi se në korrik ka pasur aferë me regjisorin Rupert Sanders, ka thënë se e ka të vështirë kur bëhet fjalë për paraqitjet publike.

“E di se nëse nuk keni menduar si të prezantoheni në publik, mund të duket se nuk keni ambicie. Por unë vërtet nuk di…”.

“Bëhem e ngathët kur jam pranë disa njerëzve. Madje edhe kur dal për pije, duhet të mendoj si të sillem. Si do të më shikojnë njerëzit? Do ta kisha shumë të lehtë po ta dija, por nuk e di”, ka deklaruar Kristen për Vogue.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here