Humphries raportohet të ketë refuzuar shtatë milionë dollarë nga divorci me ish-bashkëshorten Kim Kardashian.

Asi amerikan i basketbollit u trondit kur Kim Kardashian aplikoi për divorc në tetor pas vetëm 72 ditësh të martesës, por ai besohet se ka refuzuar nënshkrimin e dokumenteve dhe marrjen e shtatë milionë dollarëve, pasi kërkon që Kim të pranojë se martesa ishte e planifikuar për përfitime personale nga familja e saj.

“Kampi i Kim i ka ofruar shumë para, por ai ka refuzuar shtatë milionë dollarë. Kampi i Kim dëshiron që ai të mos flasë, ta harrojë këtë punë, por ai dëshiron që Kim të pranojë se martesa ishte një farsë dhe vetëm plan familjar”, u shpreh një burim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here