Kreu i Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu ka vendosur të bëhet një intelektual i vërtetë me të gjithë komponentët që duhen për të qenë i tillë.

Për shembull syzet janë një shenjë e qartë se tashmë ngjan si intelektual. Në aktivitetin e fundit të AK-së, Kreshnik Spahiu u shfaq para mbështetësve të tij me syze tepër të shtrenjta dhe që i jepnin pamjen e një funksionari të lartë partiak veçse duke e treguar paksa më të madh në moshë.

Duket se Spahiut më tepër i intereson e para sesa kjo e dyta, pasi vitin që vjen vendi zhvillon zgjedhje parlamentare dhe Kreshniku pretendon të fitojë bindshëm me AK-në.

Ndryshe nga konkurrentët e tjerë të politikës, shumë më tepër se sa ai në moshë si Berisha, Topi dhe Rama që nuk mbajnë asnjëri syze, Spahiu ka vendosur t’i provojë nëse do t’i sjellin fat në një moshë më të re se prej udhëheqësve të politikës shqiptare. Gazeta Shqiptare

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here