I njohur për karakteret e tij interesante, sidomos në imitimin e politikanëve, aktori kosovar, Kreshnik Ibrahimi, vazhdon që të jetë njëri prej humoristëve që ka qëndruar më shumë me skeçet e tij humoristike në “Portokalli”.

Ish-humoristi i “Përrallë me tupan”, me sukses është duke vazhduar edhe studimet për aktrim në Tiranë.

Ishte shatori i vitit 2008-të kur ai la “Përrallën…” dhe shkoi në Portokalli, tani ai është futur në sezonin e katërt që bën humor, duke imituar kryesisht në skeçet e tij kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kreshniku ka treguar vetë për “Express” se do të vazhdojë edhe në sezonin e katërt në “Portokalli”.

Më parë, në cikle të këtyre emisioneve, kanë marrë pjesë edhe humoristi Vedat Osmani, i njohur në Kosovë si njëri nga “Stupcat”, pastaj humoristi Sevdai Radogoshi – Qumili.Për një sezon në emisionin “Portokalli”, ka marrë pjesë edhe aktorja Edona Reshitaj, e cila tani luan në serialin “Spitali-K

Por, të gjithë këta humoristë nuk kanë arritur që të jenë më shumë se një sezon në “Portokalli”./Express/

1 Koment

  1. Hey respekt per kete njeri.Sa i perket talentin dhe aftesis se tij ne paraqitjet e ndryshme s”ka koment,flasin vet sukseset e tij.
    Ndersa si shok esht i sinqert shum modest dhe krenar,
    kam patur kenaqesin qe e kam njohur me perpara.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here