Reperi Kreshnik Fazliu, njihet për bashkëpunimet e tij me emra të shumtë në muzikën shqiptare.

Në listën e tij ka shumë këngëtarë me të cilët ai ka realizuar këngë, mes tyre edhe bashkëpunime për të cilat ndoshta publiku nuk ka pasur rastin të informohet, siç është ai me Noizyn, i realizuar para 6 viteve kur audienca në Shqipëri e Kosovë nuk ka pasur shumë njohuri as për Kreshën e as për Noizyn.

Ndër bashkëpunimet më të shpeshta jane ato me reperin Lyrical Son, me të cilin edhe ndajnë të njejtin label muzikor “PINT”.

“Fakti se unë me Lyrical Son bëj bashkëpunimet më së shumti është se të dy jemi speca djegës ose PINT, që është kompania jonë apo labeli jonë, që e kemi themeluar me synimin për të sjellë hip hop sa më kualitativ dhe jemi duke punuar mbi shumë projekte që kanë për të qenë mbresëlënëse. Hapat janë shumë pozitiv,” ka rrëfyer për TCH reperi nga Mitrovica.

Ai ka shtuar se çdo sfidë e re është e vështirë, por mendon se janë duke e menaxhuar mirë. Reperat e PINT janë duke realizuar albume të reja, që së shpejti do të jenë në duart e fansave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here