MC KreshaReperi kosovar Mc Kresha thotë se shumë artistë të hip-hopit lansojnë një këngë në vit, por mundohen ajo të jetë e përkryer, e që sipas tij është veprim i gabuar.

Kresha mendon se më e mirë është të investohet më shumë në këngë se sa në videoklipe, pasi kështu fitohen dhe ruhen fasnat.

“Shumë reperave nuk u vjen marre, e qesin një këngë në vit dhe kështu mundohen ta mbajnë hip hopin gjallë. Por ata duhet ta dinë se repi ka disa rregulla. Ju duhet të krijoni albume për të mbajtur fansat tuaj”, ka thënë reperi në një intervistë për RTK.

Sipas tij, nëse artistët krijojnë vetëm një këngë dhe videoklip, dhe pastaj nuk krijon këngë tjera, fansat do të detyrohen të shkojnë diku tjetër për të dëgjuar.

Prandaj vetë Kresha thotë se preferon të investojë më shumë në një album që ofron më shumë material, se sa të fokusohem vetëm në një këngë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here