Krenar Ahmetaj, do të vijë sot në “Bluetooth”, i ‘zhveshur’ nga posti i tij si shef i njësisë për kontrollin e autostradave… Një tjetër arsye, më e fortë se kjo e para, pritet ta shndërrojë atë në personazhin më të komentuar të medias gjatë këtij muaji-viti…

Sepse Krenari ka pranuar të drejtojë një prej spektakleve më të rëndësishme që organizohen në Shqipëri, eventin që vë në sfidë bukuritë nga e gjithë bota, “Miss Globe”. Emocionet që e kanë shoqëruar që nga marrja e ofertës, deri dje, kur dhe u prezantua përpara medias.

Një intervistë ndryshe, e njeriut më karizmatik në radhët e Policisë. Kjo konferencë ishte kontakti juaj i parë me “Miss Globe”… Jo, ky nuk është kontakti im i parë me “Miss Globe”, sepse unë e kam ndjekur si të gjithë shqiptarët këtë eveniment të madh. Gjithsesi, dukeshit pak i emocionuar përkrah vajzave bukuroshe dhe organizatorit të këtij eventi… Kush nuk do të emocionohej me aq shumë bukuri përreth, të cilat krijojnë edhe një fushë magnetike që ta çorientojnë shigjetën.
Si po e prisni këtë eveniment?
Është një kënaqësi e madhe, që këto shtojzovalle do t’i prezantojmë në Vlorën e bukur dhe heroike, ku para 100 vjetësh u ngrit flamuri ynë dhe sot, pas kaq vitesh, ai flamur do të shoqërohet edhe nga 50 flamuj të tjerë. Pa fshehur emocionin, është një përgjegjësi e madhe për mua ky prezantim.

Jemi mësuar t’ju shohim nën uniformën e policit. Sa të vështirë e kishit të merrnit lejen për të prezantuar këtë spektakël?
Organizata e Policisë është një organizatë e hapur, është një organizatë që ka shumë kualitete dhe dhënia e lejes nga kjo organizatë për mua ishte, përveçse një vlerësim, edhe një përgjegjësi shumë e madhe.
Si u prit lajmi në ambientet e Policisë?
Nuk kam marrë ende një feedback, sepse unë jam këtu me ju. Gjithsesi, jam i bindur që do të pritet shumë mirë.
Po nga bashkëshortja, e kishit të vështirë sigurimin e lejes, duke qenë se do të jeni i rrethuar nga aq shumë bukuroshe?
Unë s’e shoh si rrezik, është kënaqësi të prezantosh bukuroshet e botës. Edhe bashkëshortja ime mendon njësoj si unë; e priti shumë mirë lajmin, sepse e di që s’ka arsye për t’u bërë xheloze (buzëqesh). Sa të vështirë e mendoni përballjen me një skenë të madhe si ajo e “Miss Globe”? Emocionet e skenës janë natyrisht shumë të mëdha, por unë jam përgatitur t’i përballoj këto emocione. Besoj se gjithçka do të shkojë mirë. Keni prezantuar ndonjëherë më parë? Ne në çdo sekondë prezantojmë.
E keni pasur ëndërr prezantimin? Është kjo fushë një ambicie e së ardhmes?
Ëndërr nuk mund të them, sepse nuk është ky profesioni im, dhe nuk pretendoj të bëhem prezantues. Thjesht më pëlqen shqipja e bukur. Punoni në një ambient kryesisht mashkullor, ndërkohë që në këtë kompeticion do të jeni i rrethuar vetëm nga vajza…
Do të jeni një udhëheqës i rreptë apo i butë?
Normale që do të jem i butë me vajzat. Unë nuk jam pjesëtar i jurisë, atyre u takon të jenë të rreptë. Ndërkohë, vumë re gjatë konferencës, që flisnit shumë mirë gjermanisht.
Më herët ju kemi parë të flisni edhe gjuhë të tjera; sa të tilla dini?
I di të gjitha gjuhët e botës, përveç gjuhës së femrave (qesh).
/Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here