Kreatori më i mirë Shqiptar për vitin 2009 Nysret Bonjaku nga Gjilani është shpallur fitues i edicionit të tretë vjetor të garës ‘Kreatori Më i Mirë Shqiptar’ për vitin 2009 gjatë ceremonisë së zhvilluar mbrëmë në Sheshin 21.

Në ceremoninë finale të zhvilluar mbrëmë në Sheshin 21, Bonjaku pati në konkurrencë edhe tre kreatorë të tjerë, Violeta Gruda, Agron Brahimi dhe Syzajete Kosumi, kreacionet e të cilëve u prezantuan nga 32 modelet e agjencisë Gecjan Group.

Bonjaku, i cili triumfoi edhe në kategorinë ‘Velloja Më e Mirë Shqiptare 2009’, pos tjerash ka fituar edhe të drejtën e plotë për të studiuar në shkollën “Design Factory, si dhe të drejtën e pjesëmarrjes në javën e modës “Kosova Fashion Week 2010”

Violeta Gruda po ashtu ka qenë një nga fitueset e mbrëmjes, duke triumfuar në çmimin ‘Kreacioni Më i Mirë Express’.

Juria e cila vlerësoi finalistët ishte e përbërë nga kryetari i jurisë David Priol, disenjator nga Parisi dhe ligjërues në “Design Factory”, Ronald W Hilt, avokat i ED HARDY, Nadire Zymberi nga kompania ‘Menakon’, Mikel Gecaj përfaqësues i Gecjan Group për diasporë, Valbona Peqani Kida – stiliste dhe Blerina Kllokoqi Rugova – dizenjatore.

Kreatori Më i Mirë Shqiptar 2009” është një garë që tashmë mbahet çdo vit dhe organizohet nga agjencia e modës Gecjan Group në bashkëpunim me Radiotelevizionin 21 dhe shkollën e modës “Design Factor”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here