Lenny Kravitz është duke e zgjeruar portfolion e tij të dizajneve, pasi që rokerit i është kërkuar që të rivitalizojë një hotel në Miami të Floridës.

Kravitz ka firmën e tij të dizajnit që prej vitit 2003 dhe ka punuar në projekte si në hotelet, Setai dhe Delano të Miamit. Sipas New York Post, këngëtari është takuar me pronarët e Shelbourne Hotel në South Beach gjatë fundjavës për të diskutuar partneritetin.

Kravitz aktualisht është duke e dizajnuar një lozhë në plazh për hotelin Deco, që do të rihapet me një pamje të re këtë vjeshtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here