Pasi kane parakaluar ne tapetin e kuq te “Kodak Theatre” te Los Angeles ku moren pjese ne ceremonine e ndarjes se cmimeve Oscar, Lenny Kravitz dhe vajza e tij Zoe kane injoruar festen e organizuar pas spektaklit.

Deri ne momentin qe vete kengetari rrefeu te verteten ne blogun e tij ne internet, nuk dihej asgje. Kravitz ka publikuar nje foto ku shihet bashke me vajzen e tij duke shijuar ushqimet e porositura ne nje fast food, edhe pse te veshur me elegance per nje mbremje te madhe si ajo e “Kodak Theatre”.

Sapo jam larguar nga ceremonia e cmimeve Oscar dhe jam ulur ne nje Umami Burger me Zoe-n. Panine me gjel dhe smoking, super shik, shkruan Lenny ne Twitter, duke treguar qarte se nje darke ne fast food i duket me interesante se mbremja mes njerezve me te njohur te botes se artit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here