Gisele Bündchen, tregon për Rozë për karrierën e saj dhe për punën e saj si Ambasadore e Vullnetit të Mirë e OKB-së.Është folur e shkruar mjaft për të. Madje i janë kushtuar edhe këngë.

E konsideruar si supermodelja më e paguar në bote nga Forbes, dhe është njëra nder 17 femrat më të pasura aktualisht në rruzullin tokësor.

Rozë e takoi Gisele Bündchen-in gjatë një aktiviteti për Kombet e Bashkuara në Gjenevë. Në një intervistë, ajo tregon për fillet e karrierës së saj dhe si e bëri ëndrrën e saj realitet…

Rozë: Është e pamundur të ju pyes për një biografi tuajën, për shkak të famës që keni. Në vend të kësaj do të doja t’ju falënderoj për përgjigjen pozitive ndaj kërkesës për intervistë…

Bündchen: Po ngjan si kompliment i llojit të vet, megjithëse tanimë jam mësuar me shumicën e llojeve të tyre. Ju gazetarët dini mirë si të futeni. Mund të flasim për karrierën si diçka në retrospektivë, por kam plane dhe projektet për të ardhmen…

Roze: Do doja të riktheheshim në fillimin e karrierës tuaj, kur filloi?
Bündchen:
Haha… është paksa qesharake, sepse unë u zbulova nga një agjenci mode si modele, derisa po haja në një McDonalds në Sao Paolo. Paradoks, apo jo? Ne ishim në ekskursion shkolle atje. Isha 13-vjeçe. Pastaj vjen edicioni i “Elite Look of the Year”, gara në Ibizza, vendosja në New York për Fashion Week, paraqitja në ballinën e revistës muzikore “Rolling Stones”, bashkëpunimi me fotografë të shkëlqyeshëm si Mario Testino, NNIE Leibovitz dhe foto të botuara gjithandej nëpër revista si Vogue, botimi ndërkombëtar, Newsweek, Time, Veja, Forbes etj. Këto ishin pjesë e sukseseve të mija të para.

Rozë: Ka shumë shtëpi mode për të cilat keni punuar. Do veçonit ndonjërën përvojë me to?
Bündchen:
Ka qenë dhe vazhdon të jetë absolutisht bashkëpunim i shkëlqyeshëm me Ralph Lauren, Versace, Louis Vuitton, Zara. Edhe në Victoria`s Secret ka qenë përvojë e shkëlqyeshme. Pastaj bashkëpunimi me Apple… Është numër i madh bashkëpunëtorësh dhe vështirë tì përmend të gjithë.

Rozë: Në vendin tim (Kosovë) ka modele të bukura që ëndërrojnë të punojnë për këto agjenci mode. Çfarë do tu thoshe atyre?
Bündchen:
Ju jeni nga Kosova?!

Roze: Po, një vend i vogël në Evropën Juglindore…
Bündchen:
Që tani mund të them se kosovarët janë të bukur (haha). Nuk kam shumë informacion për këtë sa do të doja, por Evropa është djepi i modës. Modelet e reja do t’i inkurajoja ta sfidojnë veten e tyre. Nuk është e lehtë. Këtë e dinë, por çka nevojitet është të vazhdojnë së provuari.

Roze: Është i njohur aktiviteti juaj humanitar dhe ai për ambientin. Çfarë do na thoni rreth kësaj?
Bündchen:
Bota në të cilën po jetojmë ka nevojë për kujdes më të madh si ndaj njerëzve, ashtu edhe ndaj ambientit ku jetojmë. Kjo është diçka kritike dhe secili prej nesh mund të bëjë diçka rreth kësaj. Unë jam e lumtur që kam pasur mundësi deri tani të jap atë që mundem për këtë kauzë. Shembulli me i fuqishëm është Haiti tani. Çfarë ne mund dhe duhet të bëjmë për ta?…

Rozë: Ju jeni sikur një simbol suksesi në fushat ku keni shkelur: mode, kinematografi, çështje humanitare e ambienti. Një mesazh për lexuesit, shumë prej të cilëve të adhurojnë…
Bündchen:
Më njohin?!

Roze: Po, sigurisht…veçanërisht modelet nga Kosova….
Bündchen:
Është e mahnitshme..të jesh e njohur në një vend ku nuk ke qenë kurrë dhe s’e njeh. Më habit ky fakt dhe më gëzon…Për të gjithë lexuesit një Big Kiss nga unë, Gisele Bündchen../express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here