Kosovare Hasi me videoklip të riËshtë promovuar videoklipi më i ri i këngëtares tashmë të njohur Kosovare Hasi “Dua sonte”. Nëpërmjet kësaj kënge dhe këtij videoklipi, Kosovarja sjell tek publiku ritme moderne bashkangjitur me koreografi artistike.

Me këtë rast këngëtarja nga Drenasi thotë se: “Unë do të vazhdoj edhe më tutje të punoj, që këtij publiku t’i sjell këngë të mirëfillta, këngë që në vete kanë esencë të veçantë”.

Ky është videoklipi i saj i dytë, dhe kënga e katërt e saj. Këngët e mëhershme sipas kritikëve të muzikës janë mirëpritur nga ta dhe se kjo këngëtare po vazhdon që gradualisht të ngjitet shkallëve të estradës.

Muzikën, orkestrimin e ka bërë Dj. Cimi, ndërsa tekstin Driton Sopa, thekson mëtutje protagonistja e këtij promovimi.

E veçanta e kësaj këngëtareje është se me tërë përkushtimin përpiqet që të sfidohet me gjithçka, kjo dëshmon me faktin se sapo ka lansuar këtë këngë ndërsa kënga tjetër pothuajse është e gatshme në studion e Virus-it në Tetovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here