Një nga kandidatët më të reja në “Miss Earth 2012”, është perfaqësuesja e Kosovës, 18 vjeçarja Ajshe Babatinca.

Më herët, ajo ka marrë pjesë në konkursin e bukurisë “Miss Universe 2012 Kosova” (fituar nga Diana Avdiu), ku arriti të futet deri në top peseshën e vajzave finaliste.

Këtë vit ajo do të përfaqësojë bukurinë e Kosovës në “Miss Earth 2012”, ku tashmë është hapur gara për Miss Fotogjeninë, ku fituesja do të përzgjedhet në bazë të votave të grumbulluaura në vegëzen e mëposhtme:
http://www.missearth.tv/delegates_kosovo.php

Ajshja jeton në Prishtinë, ku është e angazhuar me studime dhe modelizëm. Ajo është e gjatë 1.76m, me përmasa 35-25-37 dhe mediat e huaja vlerësojnë faktin se ajo ka një fytyrë më rinore, në krahasim me shumicën e konkurrueseve të këtij viti. /indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here