Ka disa muaj që këngëtarja e shumë hiteve Rovena Stefa është duke ushtruar profesionin e saj të këngës në Kosovës. Mbase siç thotë edhe vet ajo ky vend po i sjellë shumë fat dhe sukses në krijimtarinë muzikore.

Ajo vazhdon të jetë e kërkuar kudo, brenda dhe jashtë vendit, ndonëse tani ka nisur përgatitjet për disa këngë të reja të cilat thotë se janë duke u realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Më shumë për këto projekte flet ajo për “Zërin”.

Rovena gjithnjë jeni në hap me kohën, gjithnjë sillni projekte të reja, ka momente kur mërziteni nga ky profesioni dhe i thoni vetes ndal?

(Qesh) shumë herë hasë në situata të tilla për shkak të lodhjes që ma krijon ky profesion. Mirëpo edhe pse është profesion mjaftë i lodhshëm, gjithnjë gjejë energji pozitive tek vetja dhe gjithnjë mundohem të jem në hap me kohën. Këtë e bëjë për dëshirën time që kam ndajë këngës dhe për dëshirën e adhuruesve të mi.

Mua nuk më lënë artdashësit të ndalem, ata më japin vullnet dhe kurajë për të sjellë këngë dhe videoklipe të reja në çdo kohë dhe sezon që e kërkon publiku. Jam e lumtur që kam arritur të kem këtë sukses në karrierën time muzikore.

Cila është surpriza e radhës që do t’ia bëni publikut?

Unë sapo kam realizuar disa projekte të reja të cilat do t’i zbuloj shumë shpejt. Fillimisht bëhet fjalë për një set të ri fotografish të cilat i kam realizuar me fotografin Veton Osmani. Fotografitë kanë poza të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me sezonin e dimrit meqë ende jemi në këtë stinë.

Pastaj do të lansohet kënga e radhës të cilën e kam realizuar me mjaftë përkushtim. Kjo këngë dallon nga të tjerat, sepse njëkohësisht prek shumë tema si familjen, dashurinë, bashkimin kombëtarë dhe tradhtinë. Kënga do të lansohet bashkë me videoklip. Pra kjo është surpriza e radhës të cilën shpresoj që adhuruesit do ta mirëpresin.

Pjesën dërmuese të kohës jeni duke e kaluar në Kosovë, ju diçka tjetër përveç këngës me këtë vend?

Tashmë u bënë disa muaj që unë karrierën time muzikore po e ushtroj këtu në Kosovë. Jam shumë e kënaqur që këtu kam shumë miq dhe adhurues që më përkrahin shumë. Ndonëse për faktin se po arrijë shumë sukses në këngë ndikon që unë të qëndroj këtu. Kosova tashmë është bërë sikur të jetë vendi im, po e ndjejë veten sikur të jem në shtëpinë time.

Dhe për këtë falënderoj fansat e mi dhe bashkëpunëtorët e mi të këngës. Meqë jemi ende në festën e 4 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shfrytëzoj rastin që të gjithë shqiptarëve kudo që janë t’ua uroj këtë festë të madhe. Uroj që sa më shpejtë të bëhemi një Kosova dhe Shqipëria.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here