Kosova me dy filma në London Film FestivalLondon Film Festival është ngjarja më e rëndësishme e filmit që ndodh në Mbretërinë e Bashkuar ku shfaqen më shumë se 300 filma të metrazhit të gjatë, dokumentar dhe filma të shkurtër.

Ky festival i cili është nën ombrellën e British Film Institute, këtë vit në listën e filmave që do t’i shfaq, ka edhe dy filma të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmin ‘Babai’ dhe ‘Burrnesha’.

Filmi ‘Babai’ me skenar dhe regji nga Visar Morina që ka pas vete 7 cmime ndërkombëtare, sot fillon shfaqjen e tij në Kinemanë ABC prej orës 20. Këtë film e pret një rrugë e gjatë në festivale të ndryshme si: Helsinki IFF, Busan IFF, Seville European Film Festival, Goteborg Film Festival, Crossing Europe Lin etj.

Ndërsa filmi ‘Burrnesha’ i mbështetur nga romani i autores shqiptare Elvira Dones, me skenar nga Laura Bispuri dhe Francesca Manieri dhe regji nga Laura Bispuri e cila pati premierën në Berlinale 2015 po vazhdon të ketë prezentime në shumë festivale ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here