Zvicra dhe Kosova do të përballen me filma në qytetin bregdetar të Kroacisë, Dubrovnik.

Kosovarët do të prezantohet me gjashtë filma të shkurtër, ndërsa helvetikët me dhjetë sosh në një program special në kuadër të edicionit të shtatë të festivalit të filmit “Libertas”, që nis më njëmbëdhjetë prill. “Kosovo vs. Switzerland” është pagëzuar ky program.

“Kosova 9/11” me regji të Burbuqe Berishës, “In Memoriam”, i Ilirian Himajt, “Hekurishtja” e Burim Halitit, “Tri dritare” me regji të Faton Bajraktarit, “Banka” e Jeton Budimës dhe “OK” me regji të Blerta Zeqirit është përbërja e ekipit kosovar.

“Përfaqësuesja” e Zvicrës do të jetë në përbërje më të madhe në numër.On the Line” me regji të Reto Caffi, “It me Helmut” nga Nicolas Steiner, “Rene”, Manfred”, Sleep” janë vetëm pesë nga nëntë filmat e shkurtër zviceranë.

Seleksionuesi i filmave kosovarë, Samir Karahoda, njëherësh përpilues i programit për filma të shkurtër në “Dokufest”, ka thënë se shpreson për një përballje dinjitoze mes Kosovës dhe Zvicrës.

Programi i Zvicrës është shumë kualitativ dhe kanë fituar shumë çmime. Por në anën tjetër edhe yni është shumë cilësor. Sidomos duke pasur parasysh në çfarë kushtesh janë punuar”, ka thënë Karahoda.Sipas tij, përbërja e filmave kosovarë është cilësore.

Këta janë filmat që më kanë lënë shumë përshtypje dhe ideja është që të promovojmë autorët e rinj”, ka theksuar Karahoda.Ai ka treguar se ideja e këtij programi është që të ballafaqohen dy shtete me kultura të ndryshme.

Përpos kësaj, ideja është që të bëhet një përballje mes një vendi që ka kushte shumë të mira për të bërë film dhe një tjetri që nuk i ka këto kushte”, ka thënë Karahoda.

Filmat që do shfaqen në kuadër të programit të titulluar “Kosovo vs. Switzerland” më datën 13 prill për regjisorin Jeton Budima që merr pjesë me “Banka” është një përballje interesante.

Por për nga buxheti as që mund të quhet përballje”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se përballja megjithatë do të jetë interesante midis autorëve.

Përballja estetike është më interesante sepse ndodh mes autorëve dhe estetikës së filmave”, ka thënë Budima.

Festivali i filmit “Libertas” këtë vit do të ketë një program kualitativ me pjesëmarrjen e shtatë vendeve evropiane. Organizatorët kanë paralajmëruar se do të sjellin edhe yje të kinematografisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here