veshja-kombtare-e-kosovs-n-mesin-e-m-t-mirave-n-bot_hdNë Kinë u mbajt eventi i bukurisë “Miss Bikini Universe 2013”, ku ndër 50 shtete pjesëmarrëse, Kosova hyri në pesë femrat më të mira të botës.

Veshja Kombëtare e Kosovës u përzgjodh në mesin e tre veshjeve më të mira në botë, ku kreatorja Suzana Susuri e kishte përgatitur enkas për Sidrita Sadikaj këtë veshje, e cila u përzgjodh si imazhi për Kalendarin e vitit 2014 dhe iu ofruan shumë oferta punë nëpër shumë Agjenci të ndryshme të modës në Kinë dhe nëpër botë.

Sidrita Sadikaj së bashku me 11 femrat finaliste të shteteve të botës do të qëndrojë edhe 2 javë në Kinë, ku ajo do të marrë pjesë në disa sfilata mode.

Ajo është ambasadore e bukurisë kosovare ku ka valëvitur flamurin e Kosovës në një vend që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe me këtë ka bërë lobim për shtetin më të ri në botë.

Sukseset e Sidrita Sadikaj vazhdojnë duke u ftuar që të përfaqësojë Kosovën në eventin e bukurisë” Miss Globe International 2013” që do të mbahet në Turqi gjatë muajit dhjetor 2013, u shpreh menaxheri i saj Shpejtim Zeneli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here